Detaje të reja për lirimin e Gjestit: ja çfarë pranoi përpara autoriteteve...

Detaje të reja për lirimin e Gjestit: ja çfarë pranoi përpara autoriteteve...

Kanë dalë në dritë informacione të reja lidhur me lirimin nga paraburgimi të këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, vetëm një javë pas arrestimit të tij.

Sipas burimeve zyrtare, lirimi i tij erdhi pasi u arrit një marrëveshje ligjore me Prokurorinë, ku ai ka pranuar përgjegjësinë për disa nga veprat penale për të cilat po hetohej. Konkretisht, bëhet fjalë për akuza si kanosja, dëmtimi i pasurisë dhe mbajtja pa leje e armëve.

Kjo marrëveshje për pranimin e fajësisë ka bërë që të ndryshojë masa e sigurisë ndaj tij, duke çuar në ndërprerjen e paraburgimit dhe lirimin e menjëhershëm nga autoritetet.

Vendimi vjen pas një periudhe të bujshme mediatike rreth rastit, ndërsa çështja ligjore pritet të vazhdojë në rrugë procedurale, pavarësisht se ai tashmë ndodhet në liri.