Gjatë një interviste në emisionin Ndryshe me Salsano Rrapi dhe Elona Duro, fituesja e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati, ka folur për eksperiencën e saj në format dhe ndikimin që ai ka pasur në jetën e saj.
Gjatë bisedës, ajo është pyetur se si do t’i rendiste fituesit e pesë edicioneve të “Big Brother VIP Albania”. Megjithatë, Selin ka refuzuar të bëjë një renditje të tillë, duke theksuar se secili fitues ka pasur rrugëtimin e vet dhe vështirësitë e tij.
Ajo veçoi vetëm Luiz Ejlli, të cilin e cilësoi si një nga figurat më të spikatura të formatit.
Në deklaratën e saj, ajo u shpreh:
“Kjo është pak e shëmtuar për t’u bërë… edhe 10 ditë në ‘Big Brother’ të kushtojnë energji dhe durim. Secili ka dhënë kontributin e vet dhe për mua secili është fitues në mënyrën e tij.”
Ajo shtoi gjithashtu se nuk dëshiron të krijojë hierarki mes fituesve, duke theksuar se çdo rrugëtim ka qenë unik dhe i vështirë në mënyrën e vet.




