Dea Michelle tregon incidentin e pazakontë në familje: “Mami përplasi vëllain”

Dea Michelle via Instagram
Dea Michelle via Instagram

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në familjen e Dea Michelle, e cila ka vendosur ta ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Përmes një InstaStory, ish-banorja e Big Brother VIP Albania tregoi se mamaja e saj është përplasur me makinën e vëllait të saj, duke krijuar një moment tensioni dhe paniku në familje.

Sot mami përplasi vëllain. Dmth makinë me makinë”, shkroi Dea me nota humori krahas fotos së publikuar nga brenda automjetit.

Ajo shtoi gjithashtu:

Unë nuk postoj për familjen, por disa gjëra ja vlejnë të mbahen mend”.

Dea Michelle via Instagram Story

Edhe pse situata është treguar me humor, përplasja mes dy makinave të drejtuara nga familjarë të afërt ka surprizuar ndjekësit dhe ka marrë menjëherë vëmendje në rrjet.

Dea Michelle vazhdon të mbetet një nga ish-banoret më të komentuara të Big Brother VIP Albania, ndërsa postimet nga jeta e saj private shpesh bëhen virale në mediat rozë.