Çfarë ndodhi? Rogertit i hakojnë Instagramin...

Çfarë ndodhi? Rogertit i hakojnë Instagramin...

Situatat e Big Brother VIP Albania shpesh shtrihen edhe jashtë shtëpisë, duke u kthyer në përplasje virtuale mes fansave në rrjetet sociale. Së fundmi, një incident i tillë ka prekur banorin Rogert Sterkaj, të cilit i është marrë përkohësisht kontrolli i llogarisë së tij në Instagram.

Për një periudhë, profili nuk ka qenë në administrimin e familjarëve apo personave që e menaxhojnë, duke ngritur shqetësime te ndjekësit. Megjithatë, pas përpjekjeve të vazhdueshme, llogaria është rikthyer sërish në kontrollin e tyre.

Menjëherë pas rikuperimit, në Instastory është publikuar një mesazh ku sqarohet situata dhe u dërgohet një reagim i drejtpërdrejtë personave përgjegjës për sulmin:

“Përshëndetje të gjithëve!!! Pas një beteje të vështirë e rikthyem Instagramin përsëri. Nuk do lejojmë që urrejtja e disa njerëzve të mbizotërojë mbi dashurinë që shumica prej jush kanë për Rogertin. Faleminderit për mesazhet pozitive. We are back!!!”

Rogert Sterkaj via Instagram Story

Ky rast tregon edhe një herë presionin që përjetojnë banorët e Big Brother VIP Albania dhe familjarët e tyre jashtë shtëpisë, ku rivaliteti mes fansave shpesh kalon në veprime ekstreme si sulmet ndaj profileve në rrjete sociale.