Në emisionin “She’s On Air” në Top Albania Radio, janë transmetuar intervista ekskluzive me protagonistë të “Big Brother VIP 5”, ku nuk munguan edhe deklarata që ndezën kuriozitetin për sezonin e ardhshëm.
Gjatë një bisede me Livian, opinionistët Arbër Hajdari dhe Arjan Konomi ndanë mendimet e tyre për eksperiencën në këtë edicion, duke lënë të hapur edhe mundësinë për ndryshime në BBVIP6.
I pyetur për edicionin që sapo u mbyll, Arbër Hajdari e përshkroi me superlativa:
“I jashtëzakonshëm. Unë e kam thënë që çdo gjë që del në botë e para transmetohet në Top Channel dhe po ka qenë një spektakël i jashtëzakonshëm.”
Por ajo që mori më shumë vëmendje ishte përgjigjja e tij për të ardhmen në panelin e opinionistëve. Ai nuk e konfirmoi pjesëmarrjen në sezonin e ardhshëm:
“Nuk e di, varet nëse do bëj një punë akoma dhe më të rëndësishme ndoshta nuk jam.”
Ndërkohë, kur u pyet nëse do t’ia linte vendin Arjan Konomit, ai nuk kurseu vlerësimet:
“Arjan Konomi është profesor i kësaj pune.”
Kjo deklaratë ka nxitur menjëherë spekulime në rrjet se Konomi mund të jetë pjesë e BBVIP6, por deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për zëvendësimin.
Në përfundim, gjithçka mbetet në kuadër të aludimeve, ndërsa publiku pret të mësojë nëse do të ketë ndryshime në panelin e opinionistëve në sezonin e ardhshëm.




