Arbana Osmani surprizon me paraqitjen e saj provokuese...(FOTO)

Arbana Osmani via Instagram
Arbana Osmani via Instagram

Arbana Osmani ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një nga paraqitjet më të guximshme të saj në rrjetet sociale.

Moderatorja ka publikuar në Instagram një fotografi nga pushimet e saj verore, ku shfaqet e ulur në një ambient relaksi, me një gotë në dorë dhe një kapele që i mbulon pjesërisht fytyrën.

Arbana Osmani via Instagram Story

Ajo që ka tërhequr menjëherë vëmendjen është veshja e zgjedhur. Arbana shfaqet me një fustan të zi prej dantelle, me detaje transparente dhe një dekolte të hapur, duke sjellë një pamje ndryshe nga ajo që publiku është mësuar të shohë zakonisht tek moderatorja.

Fotografisë nuk i ka bashkëngjitur asnjë mesazh apo përshkrim, duke lënë që këtë herë të flasë vetë imazhi.

Pas përfundimit të sezonit të tretë të “Ferma VIP”, Arbana duket se po shijon ditët e verës dhe pushimet, ndërsa vijon të jetë aktive në rrjetet sociale.

Postimi i fundit vjen gjithashtu në një periudhë kur emri i saj është rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të spekulimeve mbi projektin e saj të ardhshëm televiziv.

Këtë herë, megjithatë, Arbana Osmani ka zgjedhur të surprizojë ndjekësit me një look elegant, të guximshëm dhe më provokues se zakonisht.