Mimoza Ahmeti është kthyer në fenomen pas hyrjes së saj në “Ferma VIP”, duke rikthyer në vëmendje edhe deklarata të saj të mëparshme televizive.
Së fundmi, një video nga një intervistë e saj në “Ftesë në 5”, me moderatoren Bieta Sulo në Top Channel, është bërë virale në rrjet.
Gjatë asaj bisede, me stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe pa filtra, Mimoza bëri një kërkesë publike që sot po komentohet gjerësisht. Ajo zbuloi se prej vitesh kishte kërkuar një hapësirë televizive të dedikuar për librin dhe letërsinë, por pa sukses.
“I jam lutur Top Channel prej 2-3 vitesh që të më japë një emision për librin dhe s’ma ka dhënë”, u shpreh ajo, duke e bërë publik pakënaqësinë e saj.
Ironikisht, sot ajo po përjeton një sukses të madh pikërisht në një tjetër ekran, ku është kthyer në një nga personazhet më të ndjekur dhe më viral të momentit.
Ky rikthim i deklaratës së saj ka ndezur diskutime në rrjet, duke vënë në dukje kontrastin mes asaj që ajo kërkonte dikur dhe vëmendjes së madhe që po merr sot.




