Debati publik mes Françeska Muratit dhe gazetarit Elton Tozaj po merr përmasa edhe më të mëdha, ndërsa në këtë përplasje është përfshirë edhe ish-finalisti i “Big Brother VIP Albania 5”, Rogert Sterkaj.
Gjithçka nisi pasi Elton Tozaj, gjatë një interviste në emisionin “T7”, aludoi se rikthimi i Françeska Muratit nga Londra në Tiranë lidhej me një lidhje të re dhe jo me arsyet që ajo kishte dhënë publikisht.
Pas reagimit të ashpër të Françeskës, e cila i kërkoi gazetarit të sillte prova për pretendimet e tij, në mbështetje të saj ka dalë edhe Rogert Sterkaj.
Në një postim në Instagram, ai publikoi një montazh me fotot e Françeskës dhe Tozajt, duke shkruar:
“FAKE reporting M.O.F.O. Tozaj. Nëse do ta quani veten gazetar, lërini provat të flasin, jo thashethemet.”
Më pas, Rogert Sterkaj vijoi me një tjetër mesazh, ku shprehu mbështetjen për mundësinë që Françeska Murati t'i drejtohet rrugëve ligjore nëse e konsideron të nevojshme.
“Meqenëse grushtat jashtë nuk të bëjnë derman, do ta mbështesja plotësisht Françeskën nëse vendos t’i drejtohet gjykatës. Një kohë e shkurtër në ‘penitentiary’ me një përballje me ato te burgu i Peqinit ose i Reçit do të të bëjë më shumë mirë sesa të përhapësh thashetheme.”
Deklaratat e Rogert Sterkajt kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke e kthyer këtë debat në një nga temat më të komentuara të momentit. Deri tani, Elton Tozaj nuk ka reaguar publikisht ndaj postimit të ish-finalistit të BBVIP 5.




