Grimerja shqiptare “thumbon” Luana Vjollcën: “E ekzagjeron me grimin” – Alketa dhe Grida, sipas saj, janë ikonat e klasit...

Grimerja shqiptare “thumbon” Luana Vjollcën: “E ekzagjeron me grimin” – Alketa dhe Grida, sipas saj, janë ikonat e klasit...

Sonila Velja, grimierja shqiptare që ka ndërtuar karrierë në Itali dhe ka bashkëpunuar me emra të njohur si Monica Bellucci dhe Belen Rodriguez, ka bërë disa deklarata që po komentohen gjerësisht në rrjet.

E ftuar në emisionin Live From Tirana në Top Albania Radio me moderatorin Ronaldo Sharka, ajo analizoi stilin dhe paraqitjen e disa prej figurave më të njohura të ekranit shqiptar.

Kur u pyet se cilat moderatore i pëlqejnë më shumë për elegancën dhe mënyrën si paraqiten publikisht, Sonila Velja veçoi menjëherë Alketa Vejsiun dhe Grida Dumën.

Sipas saj, të dyja përfaqësojnë klas, finesë dhe bukuri natyrale, ndërsa pranoi se frymëzohet shpesh nga imazhi i tyre publik.

Por deklarata që mori më shumë vëmendje ishte komenti për Luana Vjollca.

Grimierja u shpreh se Luana ka tipare shumë të bukura natyrale, por mendon se ajo e tepron me grimin dhe paraqitjen ekstravagante.

Sipas Sonila Velja, një stil më minimalist dhe më i thjeshtë do ta nxirrte edhe më shumë në pah bukurinë natyrale të Luana Vjollcës.

Instagram Reel
DYwk_zWOfbO

Deklaratat kanë ndezur menjëherë debat online, me fansat që janë ndarë mes atyre që bien dakord me kritikën dhe atyre që mbështesin stilin karakteristik të Luanës.