Gafa e Arbana Osmanit ndez rrjetin – Rike Roçi nuk përmbahet...

Gafa e Arbana Osmanit ndez rrjetin – Rike Roçi nuk përmbahet...

Deklarata e Arbana Osmanit gjatë spektaklit live të Ferma VIP 3 vijon të jetë në qendër të debatit publik, duke sjellë reagime të shumta si nga publiku, ashtu edhe nga figura të njohura.

Së fundmi, ka qenë Rike Roçi që ka reaguar publikisht, duke kritikuar ashpër moderatoren për përdorimin e një shprehjeje me konotacion diskriminues gjatë një bisede me banorin Akil.

Në reagimin e saj, Rike e ka cilësuar këtë gjuhë të papranueshme për një program televiziv, duke shprehur hapur indinjatën:

“Turp i madh! Jemi në 2026 dhe ende racizëm në televizion”.

Qëndrimi i saj i shtohet valës së kritikave që kanë shpërthyer në rrjet pas këtij momenti, i cili u komentua gjerësisht nga ndjekësit.

Pas reagimeve të forta dhe kritikave të shumta, edhe vetë Arbana Osmani reagoi duke kërkuar falje publike për deklaratën e bërë gjatë spektaklit.