Fund i një dashurie 9-vjeçare! Angela Martini konfirmon ndarjen nga bashkëshorti: “Marrëdhënia jonë ka marrë fund”

Fund i një dashurie 9-vjeçare! Angela Martini konfirmon ndarjen nga bashkëshorti: “Marrëdhënia jonë ka marrë fund”

Një nga çiftet e njohura të showbiz-it shqiptar i ka dhënë fund martesës! Modelja Angela Martini ka konfirmuar publikisht ndarjen nga bashkëshorti i saj, biznesmeni rumun Dragos Savulescu, pas gati nëntë vitesh së bashku.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë modelja përmes një deklarate në Instagram, ku ka pranuar se kapitulli i tyre si çift tashmë është mbyllur. Në të njëjtën kohë, ajo ka theksuar se prioriteti i tyre i përbashkët do të mbetet djali.

“Pas një kapitulli shumë domethënës së bashku, marrëdhënia jonë ka marrë fund. Djali ynë mbetet dhurata më e madhe e kohës sonë së bashku dhe lumturia e mirëqenia e tij do të jenë gjithmonë në vend të parë”, ka shkruar Angela.

Modelja ka zgjedhur të mos zbulojë arsyet që çuan në këtë vendim, duke mbajtur një qëndrim të rezervuar për jetën e saj private. Ajo gjithashtu i ka uruar ish-partnerit gjithë të mirat dhe ka kërkuar mirëkuptimin e publikut.

“I uroj Dragosit gjithë lumturinë. Ju falënderoj për mirësinë dhe për respektimin e privatësisë sonë”, ka përfunduar ajo.

Megjithatë, kjo ndarje nuk vjen krejt papritur. Që prej vitit 2025, në media kishin qarkulluar raportime për krisje në marrëdhënien e çiftit. Madje, në tetor të atij viti, sipas raportimeve të TMZ, Angela kishte paraqitur dokumentet për divorc, duke përmendur dallimet e papajtueshme si arsye për t'i dhënë fund martesës.

Në fillim të vitit 2026, dyshja u shfaq sërish së bashku në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohej se mund të kishin kapërcyer krizën dhe se marrëdhënia e tyre po merrte një tjetër drejtim.

Angela Martini dhe Dragos Savulescu kurorëzuan dashurinë e tyre në dhjetor të vitit 2017. Nga martesa e tyre erdhi në jetë edhe djali, Kyree.

Tashmë, me deklaratën e fundit, modelja ka konfirmuar se rrugët e tyre janë ndarë, duke lënë pas një histori të gjatë dashurie dhe një familje që do të vazhdojë të ketë në qendër mirëqenien e djalit të tyre.