Sezoni i tretë i “Fermës VIP” po përgatitet të kthehet në ekran me një pamje dhe format tërësisht të rinovuar. Sipas promos së fundit, ky edicion do të dallojë dukshëm nga dy të parët, duke filluar nga rikthimi i Arbana Osmanit në rolin e moderatores dhe deri te elementet e dekorit që i japin spektaklit pamjen e një “fshati” mesjetar.
Ndryshimet nuk ndalen këtu. Produksioni ka vendosur të përditësojë edhe identitetin vizual të formatit, duke prezantuar një logo të re. Sipas fotos së publikuar, logoja e re ka një dizajn më modern dhe minimalist, me linja të pastra dhe sfond të ndriçuar që i jep një ndjesi më elegante dhe të sofistikuar.

Ferma Vip Logo © Vizion Plus
Ky dizajn përfaqëson një largim nga elementet tradicionale të mëparshme, si patkoi i kalit apo shkronjat e rënda metalike dhe druri. Me këtë ndryshim të plotë të identitetit, duket se “Ferma VIP 3” synon të ofrojë një nivel të ri të televizionit reality në Shqipëri.





