Pas debatit të ashpër që shpërtheu pranë pishinës mes Ilir Shaqirit dhe Mimoza Ahmetit, është bërë publike edhe arsyeja që dyshohet se e ka nxitur gjithë situatën.
Sipas rrëfimit të vetë Ilirit gjatë një bisede të mëvonshme me banoren Blerina, konflikti ka nisur pas një komenti të Mozës, i cili e ka irrituar menjëherë balerinin.
Ai ka treguar se Mimoza i është drejtuar me një deklaratë që ai e ka marrë si provokuese dhe personale, duke përfshirë edhe një koment për orientimin seksual në kontekstin e diskutimit.
Sipas deklaratës së Ilirit, Moza i ishte drejtuar duke përfshirë të dy në një koment për orientimin seksual: “LGBT, ne të dyve” (për Blerinën).
Ky moment, sipas Ilirit, ka qenë pika e kthesës që ka çuar në përshkallëzimin e debatit dhe më pas në shkëmbimin e ashpër të fjalëve mes tyre.
Ngjarja ka ndezur diskutime të shumta edhe jashtë spektaklit, ndërsa publiku mbetet i ndarë mes versioneve të ndryshme të asaj që realisht ndodhi brenda fermës.




