Soni Malaj surprizon me kërkesën e papritur për ish-in e saj Flor Mumajesin...

Soni Malaj surprizon me kërkesën e papritur për ish-in e saj Flor Mumajesin...

Këngëtarja Soni Malaj ka ndarë një moment mjaft personal brenda shtëpisë së “Ferma VIP”, duke folur hapur për historinë e saj të dikurshme të dashurisë me kantautorin Flori Mumajesi.

Biseda nisi spontanisht pasi në sfond po luhej një nga këngët e Florit. Gjatë diskutimit, Mimoza Ahmeti e pyeti Sonin nëse kishte ende ndonjë dobësi për artistin, pa e ditur se kjo pyetje do të sillte një rrëfim të sinqertë nga këngëtarja.

Soni konfirmoi se mes tyre ka pasur një lidhje serioze, e cila ka zgjatur rreth dy vite e gjysmë.

“Është ish-i im. Dy vite e gjysmë bashkë. Kemi qenë zyrtarisht,” – u shpreh ajo, duke treguar se historia mes tyre ka qenë reale dhe e rëndësishme në jetën e saj.

Megjithatë, këngëtarja la të kuptohej se ajo periudhë i përket së kaluarës. Kur Moza sugjeroi me humor një rikthim të mundshëm mes tyre, Soni reagoi menjëherë duke e përjashtuar këtë ide.

Në një moment tjetër, mes batutave dhe atmosferës së lehtë në fermë, Soni bëri edhe një “kërkesë” publike për ish-partnerin e saj. Teksa në shtëpi po luheshin vazhdimisht këngët e Florit, ajo tha me humor se kishte menduar mos ai po përgatiste ndonjë surprizë për të.

“Po dronë, pse nuk më ke sjellë këtu?” – u shpreh ajo me të qeshur, duke iu referuar dronëve surprizë që banorët kanë marrë së fundmi nga njerëzit jashtë fermës.

Instagram Reel
DYSbSlmiIXJ