Një deklaratë e stilistes Elva Bella disa ditë më parë ka bërë shumë bujë në rrjetet sociale. E ftuar në një emision televiziv, ajo u pyet për stilin e moderatores së Big Brother VIP Fan Club, Kiara Tito.
Me një përgjigje të drejtpërdrejtë, stilistja, me të cilën Kiara ka bashkëpunuar më parë në një program rinor, u shpreh se moderatorja “nuk ka një identitet në veshje”, duke shtuar se stili i saj ndjek më shumë trendet e momentit sesa një stil personal.
Edhe pse Kiara Tito rrallëherë reagon publikisht ndaj komenteve të tilla, këtë herë duket se nuk e ka lënë pa një përgjigje të tërthortë. Gjatë puntatës së fundit të Big Brother VIP Fan Club, u krijua momenti për një “thumb” të vogël.
Teksa opinionisti Arjan Konomi komplimentoi moderatoren dhe të ftuarit për veshjet elegante, ai i dha Kiarës edhe një këshillë miqësore:
“Të këshilloj mos ndërro stil, se është i yti.”
Kaq mjaftoi që moderatorja të reagojë me një buzëqeshje ironike, duke lënë të kuptohet se kishte dëgjuar komentet e fundit:
“Jo jo, nuk e ndërrojmë stilin.”
Kjo përgjigje u interpretua nga shumë ndjekës si një kundërpërgjigje e qartë ndaj kritikave të stilistes Elva Bella.





