Selin Bollati rrëfen emocionet pas finales: “Më preku im atë”

"Big Brother Vip" - Top channel
"Big Brother Vip" - Top channel

Pas triumfit në Big Brother VIP Albania, fituesja Selin Bollati ka ndarë emocionet e para në një intervistë të menjëhershme, duke treguar se ende po përjeton një gjendje të fortë emocionale pas përfundimit të rrugëtimit të gjatë në shtëpi.

Ajo u shpreh se ndodhet mes gëzimit dhe një lloj shoku emocional, pasi ende po përpiqet të përthithë realitetin e fitores dhe rikthimin pranë familjes pas 120 ditësh izolim.

“Jam në një miks emocionesh… jam shumë e lumtur, por edhe në shok,” – u shpreh ajo, duke theksuar se përvoja në shtëpi ka qenë shumë më e gjatë dhe më intensive sesa e kishte menduar fillimisht.

Selin shtoi se një nga momentet më të forta të finales ka qenë surpriza familjare, veçanërisht mesazhi i të atit, të cilin e përshkroi si momentin që e ka prekur më shumë emocionalisht:

“Mesazhi i tim ati ishte ai që më preku në zemër dhe do mbetet surpriza më e bukur e këtij Big Brother.”

Në intervistë ajo foli edhe për mbështetjen e publikut, duke theksuar se ndjenja më e madhe e fitores nuk është çmimi, por dashuria dhe lidhja me njerëzit që e kanë ndjekur gjatë rrugëtimit.

Selin la të kuptohet gjithashtu se jashtë shtëpisë e pret një kapitull i ri, si në jetën personale ashtu edhe në marrëdhëniet e krijuara gjatë spektaklit Big Brother VIP Albania.