Në garën televizive mes formateve më të ndjekura të momentit, duket se “Big Brother VIP Albania” nuk ndjen presion nga rivali i tij, “Ferma VIP”.
Një postim në rrjetet sociale ka marrë vëmendje të madhe, duke u interpretuar si një përgjigje indirekte ndaj konkurrencës. Videoja, e publikuar fillimisht nga Arbër Hajdari, shfaq Ledion Liço, Monika Kryemadhi dhe vetë Hajdarin duke kërcyer në një atmosferë të relaksuar në studio.
Ky moment u ripostua më pas nga Sara Hoxha dhe nga vetë Ledion Liço, një veprim që është parë si një sinjal i qartë për publikun.

Sara Hoxha via Instagram Story
Postimi vjen menjëherë pas nisjes së “Ferma VIP”, ku Ermal Mamaqi hodhi një “thumb” duke krahasuar rolin e Arbër Hajdarit me një figurë të mundshme në fermë.
Ajo që bie në sy është fakti se Sara Hoxha, e njohur për një qasje strikte profesionale në rrjetet sociale, këtë herë ka zgjedhur të ndajë një moment joformal, duke lënë të kuptohet një mesazh i menduar: ekipi i “Big Brother” është i bashkuar dhe i qetë përballë konkurrencës.
Mesazhi i nënkuptuar duket i qartë – ndërsa “Ferma VIP” kërkon vëmendje, “Big Brother VIP” vijon rrugëtimin e tij i sigurt dhe pa u ndikuar nga rivaliteti.




