Sara Gjordeni ngacmon Fation Kuqarin për partneren: “Ta kesh kaq të bukur dhe t’i vendosësh emoji…”

Fation Kuqari via Instagram
Fation Kuqari via Instagram

Fation Kuqari ka konfirmuar publikisht se është në një lidhje dashurie, por duket se nuk ka ndërmend ta zbulojë ende plotësisht identitetin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën. Fotot e tij të fundit në Instagram kanë marrë vëmendje të madhe, ndërsa mes komenteve spikati edhe një reagim plot humor nga Sara Gjordeni.

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” dhe “Big Brother VIP Albania” publikoi disa fotografi në momente romantike me partneren e tij. Megjithatë, në njërën prej tyre, Fationi kishte zgjedhur t’ia mbulonte fytyrën vajzës me një emoji, duke ruajtur kështu identitetin e saj nga sytë e publikut.

Postimin ai e shoqëroi me mbishkrimin e shkurtër “OK!!”, ndërsa në sfond vendosi këngën romantike “L O V E” të Michael Bublé.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte komenti i Sara Gjordenit, e cila nuk e la pa e ngacmuar Fationin për mënyrën se si kishte vendosur ta prezantonte partneren.

“Më fal, po ta kesh partneren aq të bukur dhe t’i vendosësh emoji, ti qofsh 😜”, shkroi Sara, duke shkaktuar të qeshura me batutën e saj.

Reagimi i saj ka ngritur edhe më shumë kureshtjen, pasi lë të kuptohet se Sara mund ta njohë vajzën që shfaqet në fotografi dhe se e ka parë pa filtrin e vendosur nga Fationi.

Nga ana tjetër, ish-banori nuk ka zbuluar ende emrin e partneres dhe as detaje rreth historisë së tyre të dashurisë. Duket se Fation Kuqari ka vendosur ta ndajë lumturinë me ndjekësit, por pa hequr dorë nga privatësia që dëshiron të ruajë në marrëdhënien e tij.