Marrëdhëniet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania vazhdojnë të surprizojnë, ndërsa këtë herë në qendër të vëmendjes janë Mateo dhe Selina.
Së fundmi, disa momente të kapura gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi kanë ngritur dyshime te publiku për një afrimitet të mundshëm mes tyre. Edhe pse më parë mes tyre ka pasur debate dhe përplasje, duket se dinamika ka ndryshuar, duke krijuar konfuzion tek ndjekësit.
Këto sinjale të reja kanë bërë që rrjeti të “vlojnë” me komente dhe teori, ku shumë fansa pyesin nëse mes tyre po lind diçka më shumë se thjesht bashkëjetesë në lojë.
Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim nga vetë banorët, duke e lënë situatën në kuadër të dyshimeve dhe interpretimeve të publikut, ndërsa marrëdhënia e tyre mbetet një nga më të komentuarat e momentit.





