Rrjeti “shpërthen” pas akuzës së Gresës ndaj Mimoza Ahmetit: “Kjo kaloi çdo kufi”

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Një tjetër situatë ka ndezur debatet në “Ferma VIP”, këtë herë pas një akuze të bërë nga Gresa ndaj Mimoza Ahmeti.

Brenda shtëpisë, Gresa pretendoi se shkrimtarja i kishte marrë buzëkuqin, një situatë që më pas u komentua edhe me banore të tjera, mes tyre edhe Sara Karaj.

Ky episod është konsideruar nga shumë ndjekës si i tepërt dhe denigrues ndaj figurës së Mozës, ndërsa reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të menjëhershme.

"Ferma Vip" - Vizion Plus

Publiku ka dalë masivisht në mbrojtje të Mimoza Ahmetit, duke kritikuar ashpër mënyrën si u trajtua situata dhe duke i cilësuar akuzat si “banale” dhe “të panevojshme”.

Në rrjet nuk kanë munguar komentet ironike dhe reagimet e ashpra ndaj vajzave, me shumë ndjekës që kanë theksuar se një debat i tillë është i papërshtatshëm dhe dëmton atmosferën e formatit.

Situata ka rikthyer edhe njëherë diskutimet mbi tensionet e vazhdueshme brenda fermës dhe raportet e acaruara që disa prej banorëve kanë krijuar me Mimoza Ahmetin.