Rozana Radi surprizon rrjetin me veprimin ndaj gruas së MC Kreshës...

Rozana Radi surprizon rrjetin me veprimin ndaj gruas së MC Kreshës...

Pas rikthimit të vëmendjes te raporti dikur shumë i komentuar mes MC Kreshës dhe Rozana Radit, një veprim i fundit i këngëtares ka habitur ndjekësit në rrjetet sociale.

Së fundmi, Rozana ka zgjedhur të ndjekë në TikTok faqen zyrtare të “Meraki”, markës së menaxhuar nga bashkëshortja e reperit, Erzina.

Ky gjest u pa menjëherë nga fansat si një shenjë respekti dhe mbështetjeje, duke treguar se raportet mes tyre janë larg çdo tensioni apo xhelozie.

Por kaq nuk mbaroi. Për të shtuar edhe më shumë nostalgjinë te ndjekësit, Rozana publikoi edhe një video nga dueti i saj i njohur me MC Kreshën, “Jaba Daba Du”, këngë që dikur bëri shumë bujë.

Veprimi i saj mori menjëherë vëmendje dhe u komentua edhe nga vetë Erzina në “Prive By Liberta Spahiu”.

Me shumë sportivitet dhe elegancë, bashkëshortja e MC Kreshës falënderoi Rozanën për mbështetjen ndaj biznesit të saj dhe theksoi se mes tyre nuk ekziston asnjë hatërmbetje.

Ajo u shpreh se të dyja janë gra të forta dhe të pavarura, duke lënë të kuptohet se raporti i tyre bazohet te respekti dhe maturia, pavarësisht historisë së së kaluarës.