Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Alba Pollozhani, ka reaguar më në fund ndaj thashethemeve që kanë pushtuar rrjetin për një lidhje të mundshme me ish-banorin tjetër, Toney.
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, Alba u pyet drejtpërdrejt nëse mes tyre ekziston një romancë, por përgjigjja e saj ishte e prerë: bëhet fjalë vetëm për miqësi dhe bashkëpunim.
“Jo çdo djalë dhe vajzë që shihen bashkë janë çift. Ndonjëherë janë thjesht dy njerëz që flasin dhe punojnë bashkë, pa pasur nevojë për etiketa,” u shpreh ajo, duke i hedhur poshtë të gjitha aludimet.
Më tej, Alba tregoi se është shumë diskrete kur vjen puna tek jeta private, duke theksuar se nuk ka ndërmend të ekspozojë një lidhje derisa të jetë plotësisht e sigurt për të.
Madje, ajo shtoi me humor se momenti kur do të publikojë një partner do të jetë vetëm kur të ketë një angazhim serioz, duke nënkuptuar edhe një unazë në gisht.
Në fund, Pollozhani la të kuptohet se beson edhe te “syri i keq”, ndaj zgjedh të jetë e kujdesshme me atë që ndan në rrjetet sociale, duke i dhënë kështu një përgjigje përfundimtare gjithë zërave që qarkullonin.

Alba Pollozhani via Instagram Story




