Një moment i papritur ka shkaktuar panik brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, pasi një “mysafir” i paftuar është shfaqur në ambientet e brendshme.
Teksa banorët po qëndronin në sallon, Selin ishte e para që vuri re diçka të pazakontë në dysheme. Fillimisht e hutuar, ajo reagoi me frikë sapo kuptoi se bëhej fjalë për një hardhucë.
Reagimi i saj shkaktoi menjëherë panik edhe te Brikena dhe Rogerti, të cilët u larguan nga zona. Ndërkohë, Miri e mori situatën me sportivitet, duke qeshur dhe duke u munduar të qetësojë të tjerët.
Situata u bë edhe më komike për shkak të frikës së njohur të Rogertit ndaj krijesave të tilla. Ai iu drejtua “Vëllait të Madh” me tone ankthi, duke kërkuar që të mos përballej më me situata të tilla.
Ky moment rikujtoi edhe një sfidë të mëparshme, ku Rogerti ishte përballur me bretkosa për të fituar një shpërblim, gjë që kishte shkaktuar reagime të forta nga ana e tij.
Në fund, banorët i kërkuan ndihmë Mirit për të larguar hardhucën, duke i lënë situatës një notë humori mes frikës dhe të qeshurave.




