Rizarta Hoxha zbulon shumën që fiton çdo muaj: Shifra e influenceres habit publikun!

Rizarta Hoxha via Instagram
Rizarta Hoxha via Instagram

Rizarta Hoxha ka bërë një rrëfim të hapur për të ardhurat mujore, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut me shifrën që ndau gjatë intervistës së saj në emisionin “Top Arena”.

E pyetur për fitimet që siguron nga aktiviteti i saj, influencerja tregoi se të ardhurat e saj mujore janë mbi 4 mijë euro, ndërsa shtoi se kjo shifër vijon të jetë në rritje.

Të ardhurat mujore i kam më shumë se 4000 euro. Shifrat janë gjithmonë në progres”, u shpreh Rizarta gjatë intervistës.

Përveç pjesës financiare, ajo zgjodhi të ndajë edhe një mesazh për vajzat e reja, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë ekonomike dhe ndërtimit të një rruge profesionale personale.

“Është shumë e rëndësishme që vajzat e reja të jenë të pavarura për veten dhe për të ndihmuar familjen”, deklaroi ajo.

Deklarata e Rizartës u bë menjëherë temë diskutimi në rrjetet sociale, ku ndjekësit reaguan si për shifrën e zbuluar, ashtu edhe për mesazhin e saj mbi karrierën dhe suksesin personal.