Pas javësh të mbushura me spekulime për fundin e marrëdhënies së tyre, Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë rikthyer dyshimet për një ribashkim, duke u shfaqur sërish krah njëri-tjetrit.
Një fotografi e publikuar në InstaStory, ku dyshja shfaqen të buzëqeshur dhe në humor të mirë, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve. Edhe Brikena e ka ripostuar imazhin në profilin e saj, një veprim që është interpretuar si një sinjal se raporti mes tyre mund të jetë përmirësuar.

Mateo Borri via Instagram Story
Marrëdhënia e çiftit ishte në qendër të mediave rozë pasi të dy fshinë fotografitë e përbashkëta nga rrjetet sociale dhe hoqën njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve. Më pas, vetë Brikena Selmani konfirmoi se lidhja e tyre kishte përfunduar.
Megjithatë, pak kohë më vonë, Brikena dhe Mateo u panë së bashku në një emision televiziv, ku kërcyen dhe u përqafuan, duke nxitur aludime se mund t’i kishin lënë pas mosmarrëveshjet.
Fotografia e fundit vetëm sa ka shtuar kureshtjen e publikut. Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse bëhet fjalë për një rikthim romantik apo thjesht për një raport miqësor mes tyre.
Për momentin, as Brikena Selmani dhe as Mateo Borri nuk kanë bërë një deklaratë zyrtare, por paraqitja e tyre së bashku ka rikthyer në qendër të vëmendjes një nga çiftet më të komentuara të muajve të fundit.




