Dolce, një nga personazhet më të komentuara të “Big Brother VIP Kosova 4”, është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë për shkak të disa fotografive të vjetra që po qarkullojnë në rrjetet sociale.
E njohur për pamjen e saj glamuroze, flokët bionde dhe stilin provokues, ish-banorja fitoi popullaritet të madh jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe në Itali, ku u bë pjesë e një shkëmbimi me “Grande Fratello”.
Megjithatë, fama e saj ka nxitur gjithmonë kureshtje për të kaluarën. Sipas raportimeve, emri i saj i vërtetë është Valerja Xhekaj, ndërsa së fundmi kanë dalë në qarkullim disa foto të realizuara vite më parë.

Në këto imazhe, Dolce shfaqet me flokë të errët dhe tipare të ndryshme të fytyrës, duke nxitur komente të shumta mbi transformimin e saj fizik ndër vite.
Vetë ish-banorja nuk i ka fshehur kurrë ndërhyrjet estetike. Gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Kosova 4”, ajo foli hapur për operacionet që ka kryer dhe periudhën e vështirë të rikuperimit.
“Një muaj dhimbje, kam fjetur si qen”, ishte deklarata e saj, e bërë me humor, por që tregonte se procesi nuk kishte qenë aspak i lehtë.
Fotot e publikuara së fundmi kanë ndezur diskutime në rrjetet sociale, ku një pjesë e ndjekësve kanë vlerësuar sinqeritetin e Dolces për ndërhyrjet estetike, ndërsa të tjerë janë shprehur të surprizuar nga ndryshimi i saj i dukshëm ndër vite.




