[{"data":1,"prerenderedAt":-1},["ShallowReactive",2],{"article-pas-vrasjes-sime-pres-te-mos-mund-te-flini-letrat-rreqethese-te-arlinda-zekajt-tre-dite-para-se-te-vritej":3},{"article":4,"relatedArticles":25,"latestArticles":57},{"id":5,"title":6,"slug":7,"excerpt":8,"content":9,"featuredImage":10,"featuredImageCaption":8,"author":8,"focalPoint":11,"images":12,"videos":13,"categoryId":14,"status":15,"isFeatured":16,"isTrending":16,"publishedAt":17,"createdAt":18,"updatedAt":19,"locale":20,"category":21,"tags":24},"cmvpmjwg7000204l7vphrl75b","“Pas vrasjes sime, pres të mos mund të flini”/ Letrat rrëqethëse të Arlinda Zekajt, tre ditë para se të vritej...","pas-vrasjes-sime-pres-te-mos-mund-te-flini-letrat-rreqethese-te-arlinda-zekajt-tre-dite-para-se-te-vritej",null,"\u003Cp>Vetëm tri ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj u kishte drejtuar letra institucioneve të drejtësisë, duke kërkuar ndërhyrje urgjente dhe hetim ndaj zyrtarëve që, sipas saj, nuk kishin përmbushur detyrat. Në mesazhet e saj, 49-vjeçarja shprehte frikën për jetën, zhgënjimin nga institucionet dhe shqetësimin se mungesa e veprimeve konkrete mund të sillte pasoja tragjike.\u003C/p>\u003Cp>Më 25 tetor 2026, Arlinda u vra në fshatin Vitomiricë të Pejës. Sipas informacioneve të publikuara, ajo dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj, i cili vijon të jetë në kërkim.\u003C/p>\u003Cp>Pas ngjarjes së rëndë, rasti ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si ishin trajtuar denoncimet e saj dhe nëse institucionet kishin ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ta mbrojtur.\u003C/p>\u003Cp>Në një shkresë të datës 22 tetor 2026, të pranuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Arlinda Zekaj kërkonte marrjen e masave urgjente ndaj zyrtarëve që, sipas saj, po ia kalonin përgjegjësinë njëri-tjetrit, ndërsa rreziku për jetën e saj vazhdonte.\u003C/p>\u003Cp>Ajo kërkonte zbatimin e menjëhershëm të urdhrit gjyqësor dhe hapjen e hetimeve ndaj personave të përfshirë, duke përmendur edhe Qendrën për Punë Sociale.\u003C/p>\u003Cp>Në fund të letrës, ajo kishte lënë një mesazh që, pas vrasjes së saj, merr një domethënie veçanërisht tronditëse:\u003C/p>\u003Cblockquote>\u003Cp>“E nderuar kryeprokurore,\u003C/p>\u003C/blockquote>\u003Cblockquote>\u003Cp>Kërkoj urgjentisht marrjen e masave ndaj të gjithë zyrtarëve që kanë dështuar rëndë në përmbushjen e detyrave të tyre, duke bartur përgjegjësitë te njëri-tjetri, e kështu duke lënë që pasojat dhe rreziku për jetën time të vazhdojë.\u003C/p>\u003Cp>Kërkoj ekzekutimin e menjëhershëm të urdhërit gjyqësor dhe hapjen e hetimeve ndaj të gjithë zyrtarëve të përfshirë, duke filluar nga QPS-ja.\u003C/p>\u003Cp>Kjo është shtesa ime e fundit e akteve.\u003C/p>\u003Cp>Uroj që të mos vijë ditë kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime.\u003C/p>\u003Cp>Tanë po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!\u003C/p>\u003Cp>Gruaja me ligj në dorë po e vritka gruan jo burrë.\u003C/p>\u003Cp>E dhimbshme deri në asht!!\u003C/p>\u003Cp>Me respekt,\u003C/p>\u003Cp>Arlinda Zekaj”\u003C/p>\u003C/blockquote>\u003Cimg src=\"https://res.cloudinary.com/dafkkacpd/image/upload/v1793041245/pna/images/kepxmldyhtq5xnzdbbvf.jpg\" class=\"article-image\" data-height=\"567px\" style=\"width: 400px; display: block; margin-left: auto; margin-right: auto; height: auto; max-width: 100%;\">\u003Cp>Në një tjetër shkresë, këtë herë drejtuar kryetarit të gjykatës, Arlinda kishte kundërshtuar përgjigjen e marrë dhe kishte ngritur shqetësime për mungesën e veprimeve konkrete.\u003C/p>\u003Cp>Ajo pretendonte se afatet ligjore ishin tejkaluar dhe kritikonte një vendim gjyqësor, të cilin e konsideronte kontradiktor. Sipas saj, vendimi po e vështirësonte jetën e saj dhe po ndikonte edhe në lirinë e fëmijës.\u003C/p>\u003Cp>Në këtë letër, Zekaj shprehte hapur zemërimin ndaj mënyrës se si, sipas saj, institucionet po e trajtonin çështjen.\u003C/p>\u003Cblockquote>\u003Cp>“Reagim në përgjigjen e kryetarit - urgjent!!\u003C/p>\u003Cp>I nderuar z. kryetar,\u003C/p>\u003Cp>Rastet nuk qenkan të rastësishme! Tani e shoh se sa kontribut japin institucionet në vrasjen e grave.\u003C/p>\u003Cp>Ju jeni njoftuar me kohë - takimi me gjyqtarin, pa veprime konkrete, është zero!\u003C/p>\u003Cp>Afatet ligjore janë tejkaluar dhe ligji e kompetenca e gjyqtarit nuk mund të zëvendësohen me fjalën ‘mundësi’!\u003C/p>\u003Cp>Për më shumë, gjyqtari i juaj lëshon vendim kontradiktor që e bën të vështirë jetën e një gruaje dhe lirinë e një fëmije.\u003C/p>\u003Cp>Harxhoni kohën dhe merruni me substancë, jo me ‘mundësi’! Nuk jeni tu luajt lloto, por tu zbatu ligj në shërbim të qytetarëve!\u003C/p>\u003Cp>Pas vrasjes time nuk pres të përgjigjeni - por pres të mos mund të flini!\u003C/p>\u003Cp>Faleminderit që morrët ‘kohë’ për ta arsyetu veten dhe gjyqtarin.\u003C/p>\u003Cp>Me respekt,\u003C/p>\u003Cp>Arlinda Zekaj”\u003C/p>\u003C/blockquote>\u003Cimg src=\"https://res.cloudinary.com/dafkkacpd/image/upload/v1793041276/pna/images/mps6avrcjvbpnfqfc2ky.jpg\" class=\"article-image\" data-height=\"532px\" style=\"width: 400px; display: block; margin-left: auto; margin-right: auto; height: auto; max-width: 100%;\">\u003Cp>Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 19:00 të së dielës ishte raportuar një rast i dhunës në familje. Arlinda ishte intervistuar nga policia, ndërsa ish-bashkëshorti i saj ishte arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.\u003C/p>\u003Cp>Policia deklaroi se më pas gruaja ishte dërguar në banesën e saj në Vitomiricë me vullnetin e saj. Rreth orës 21:10, autoritetet u njoftuan se ajo ishte gjetur e vdekur.\u003C/p>\u003Cp>Megjithatë, avokatja e saj, Adelina Shala, e kundërshtoi versionin se kthimi në shtëpi kishte qenë dëshira e Arlindës, duke deklaruar se klientja e saj nuk kishte kërkuar të kthehej atje. Pas ngjarjes, ajo akuzoi institucionet për dështim në mbrojtjen e 49-vjeçares.\u003C/p>\u003Cp>Pas vrasjes, Kryeprokurori i Shtetit kërkoi shqyrtimin e të gjitha veprimeve të ndërmarra për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj.\u003C/p>\u003Cp>Kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj, iu kërkua një raport i detajuar mbi trajtimin e çështjes, përfshirë kronologjinë e denoncimeve, vlerësimin e rrezikut, masat e kërkuara ose të ndërmarra për mbrojtjen e viktimës dhe mënyrën se si ishte trajtuar letra e saj.\u003C/p>\u003Cp>Edhe Inspektorati Policor i Kosovës është ngarkuar të verifikojë veprimet e zyrtarëve policorë dhe të vlerësojë nëse ekziston përgjegjësi individuale apo institucionale.\u003C/p>\u003Cp>Autoritetet kanë bërë të ditur se, nëse konstatohen shkelje ligjore, neglizhencë apo mosveprime, do të ndërmerren masat përkatëse.\u003C/p>\u003Cp>Ndërkohë, presidentja e Kosovës ka kërkuar një hetim urgjent, gjithëpërfshirës dhe të paanshëm, ndërsa Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për protestë mbarëkombëtare të mërkurën, me kërkesën për mbrojtjen e jetës së grave.\u003C/p>\u003Cp>Letrat e Arlindës, të shkruara vetëm pak ditë para vrasjes, kanë rikthyer në qendër të vëmendjes një pyetje thelbësore: a u morën seriozisht kërkesat e saj për ndihmë dhe a u ndërmorën të gjitha masat e nevojshme për ta mbrojtur? Përgjigjet pritet të dalin nga verifikimet dhe hetimet e autoriteteve përgjegjëse.\u003C/p>","https://res.cloudinary.com/dafkkacpd/image/upload/v1793041347/pna/images/eozhgf5awidabqnvqm2y.jpg","50% 14%",[],[],"cmmmkilmu000004l4sm0t00gs","PUBLISHED",false,"2026-10-26T19:03:00.000Z","2026-10-26T19:03:16.993Z","2026-10-26T19:03:58.546Z","sq",{"id":14,"name":22,"slug":23},"Aktualitet","aktualitet",[],[26,34,42,49],{"id":27,"title":28,"slug":29,"excerpt":8,"featuredImage":30,"focalPoint":31,"publishedAt":32,"category":33},"cmvpdzmm1000004l5w0nue3i8","Publikohet FOTO e Rezarta Shkurtës me Ergys Agasin, këngëtarja zbulon të vërtetën e njohjes së tyre...","publikohet-foto-e-rezarta-shkurtes-me-ergys-agasin-kengetarja-zbulon-te-verteten-e-njohjes-se-tyre","https://res.cloudinary.com/dafkkacpd/image/upload/v1793026930/pna/images/hrx02ambq0qj0v1q0p2o.jpg","50% 0%","2026-10-26T15:03:34.059Z",{"name":22,"slug":23},{"id":35,"title":36,"slug":37,"excerpt":8,"featuredImage":38,"focalPoint":39,"publishedAt":40,"category":41},"cmvpai543000304icmnv3ry5m","Erion Veliaj me mesazh të fortë për Edi Ramën? Deklarata nga qelia pas zhvillimeve në Serbi...","erion-veliaj-me-mesazh-te-forte-per-edi-ramen-deklarata-nga-qelia-pas-zhvillimeve-ne-serbi","https://res.cloudinary.com/dafkkacpd/image/upload/v1793021153/pna/images/h8vu7q6a5qljhqn7y4za.jpg","50% 12%","2026-10-26T13:26:03.165Z",{"name":22,"slug":23},{"id":43,"title":44,"slug":45,"excerpt":8,"featuredImage":46,"focalPoint":31,"publishedAt":47,"category":48},"cmvpac3iy000204ics85urs1z","Taulant Balla tha se e njeh personalisht Erjon Vishkullin, por dalin komentet e vjetra të 28-vjeçarit ndaj deputetit (FOTO)","taulant-balla-tha-se-e-njeh-personalisht-erjon-vishkullin-por-dalin-komentet-e-vjetra-te-28-vjecarit-ndaj-deputetit-foto","https://res.cloudinary.com/dafkkacpd/image/upload/v1793020872/pna/images/oaxutryjcq35zv65orgu.jpg","2026-10-26T13:21:21.159Z",{"name":22,"slug":23},{"id":50,"title":51,"slug":52,"excerpt":8,"featuredImage":53,"focalPoint":54,"publishedAt":55,"category":56},"cmvpa5tt9000104jyfddss7wz","“Kush e dha urdhrin?”/ Mjeku Ermal Pasha zbulon çfarë ndodhi pas plagosjes së Erjon Vishkullit...","kush-e-dha-urdhrin-mjeku-ermal-pasha-zbulon-cfare-ndodhi-pas-plagosjes-se-erjon-vishkullit","https://res.cloudinary.com/dafkkacpd/image/upload/v1793020578/pna/images/r0jgvmcctz7ds2kqxetx.jpg","50% 27%","2026-10-26T13:16:28.583Z",{"name":22,"slug":23},[58,68,76,86,93,95],{"id":59,"title":60,"slug":61,"featuredImage":62,"focalPoint":63,"publishedAt":64,"category":65},"cmvpmfb8m000104l0qfowplv2","“Mbrojtja duhet të vijë para se të jetë vonë!”/ Dhurata Dora reagon e tronditur pas vrasjes së Arlindës...","mbrojtja-duhet-te-vije-para-se-te-jete-vone-dhurata-dora-reagon-e-tronditur-pas-vrasjes-se-arlindes","https://res.cloudinary.com/dafkkacpd/image/upload/v1793041165/pna/images/nkkjehinohy9lwqkiyct.jpg","50% 34%","2026-10-26T18:59:43.317Z",{"name":66,"slug":67},"ShowBiz","showbiz",{"id":69,"title":70,"slug":71,"featuredImage":72,"focalPoint":73,"publishedAt":74,"category":75},"cmvpmbzkt000104l767xlj4qa","Ish-banorja e BBVA Xheisara Frisku publikon foton e parë me vajzën e porsalindur...","ish-banorja-e-bbva-xheisara-frisku-publikon-foton-e-pare-me-vajzen-e-porsalindur","https://res.cloudinary.com/dafkkacpd/image/upload/v1793041007/pna/images/ssmltqppv6amkozvmqst.jpg","50% 11%","2026-10-26T18:57:08.234Z",{"name":66,"slug":67},{"id":77,"title":78,"slug":79,"featuredImage":80,"focalPoint":81,"publishedAt":82,"category":83},"cmvpm8c9k000004l0hsj4uali","Shqiptarja shkëlqen në “MasterChef Canada”/ Linxi Mytkolli surprizon me shijen tradicionale shqiptare!","shqiptarja-shkelqen-ne-masterchef-canada-linxi-mytkolli-surprizon-me-shijen-tradicionale-shqiptare","https://res.cloudinary.com/dafkkacpd/image/upload/v1793040812/pna/images/mnik3pqkt0d6quhy1hs3.jpg","50% 44%","2026-10-26T18:54:18.035Z",{"name":84,"slug":85},"Nga Bota","nga-bota",{"id":87,"title":88,"slug":89,"featuredImage":90,"focalPoint":8,"publishedAt":91,"category":92},"cmvpm5tp2000004l7pyt9inbk","“Top Channel ndezi revoltën studentore?”/ Arjan Konomi shpërthen ndaj televizionit pas deklaratës së Agron Llakajt...","top-channel-ndezi-revolten-studentore-arjan-konomi-shperthen-ndaj-televizionit-pas-deklarates-se-agron-llakajt","https://res.cloudinary.com/dafkkacpd/image/upload/v1793040732/pna/images/d2oirongthbgnqissydx.jpg","2026-10-26T18:52:20.581Z",{"name":66,"slug":67},{"id":27,"title":28,"slug":29,"featuredImage":30,"focalPoint":31,"publishedAt":32,"category":94},{"name":22,"slug":23},{"id":96,"title":97,"slug":98,"featuredImage":99,"focalPoint":100,"publishedAt":101,"category":102},"cmvpclos1000204jy4ts4ewdq","“Arlinda e meritonte të jetonte”/ Yll Limani shpërthen në reagim pas vrasjes që tronditi Pejën...","arlinda-e-meritonte-te-jetonte-yll-limani-shperthen-ne-reagim-pas-vrasjes-qe-tronditi-pejen","https://res.cloudinary.com/dafkkacpd/image/upload/v1793024111/pna/images/ihfwa3eatzoohgj928zf.jpg","50% 22%","2026-10-26T14:24:44.172Z",{"name":66,"slug":67}]