Ata që menduan se ndarja mes Brikenës dhe Mateos ishte përfundimtare, janë surprizuar nga zhvillimet më të fundit që kanë rikthyer dyshen në qendër të vëmendjes.
Pas kërcimit në studio dhe përqafimit të ngrohtë që vulosi pajtimin e tyre, duket se çdo keqkuptim mes çiftit tashmë i përket së kaluarës.
Menjëherë pas këtij ribashkimi të shumëpërfolur, nuk ka munguar as reagimi i Brikenës, e cila është shfaqur më e lumtur se kurrë.
Me një buzëqeshje të gjerë në fytyrë, ajo ka bërë një deklaratë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve:
“Jam shumë e lumtur! Shihet kjo gjë. Me personin e duhur nuk mjafton një jetë për ta kaluar.”
Fjalët e saj janë interpretuar nga shumë fansa si një deklaratë e fortë dashurie për Mateon, duke shtuar edhe më shumë bindjen se dyshja kanë vendosur t’i japin një tjetër mundësi historisë së tyre.
Pas këtyre zhvillimeve, ndjekësit po komentojnë se Brikena dhe Mateo duken më të afërt se kurrë, ndërsa historia e tyre vazhdon të jetë një nga temat më të komentuara të momentit në rrjetet sociale.




