Ndarja mes Mateo Borrit dhe Brikena Selmanit ka qenë një nga temat më të diskutuara ditët e fundit në rrjetet sociale, por një deklaratë e re ka hedhur dyshime mbi atë që publiku ka parë.
Gazetari Elton Tozaj, gjatë një lidhjeje telefonike në emisionin “Radar Albania”, ka pretenduar se historia mes dyshes mund të mos jetë një ndarje përfundimtare.
Sipas tij, Mateo dhe Brikena nuk janë larguar realisht nga njëri-tjetri, por situata mund të jetë pjesë e një strategjie për të krijuar vëmendje mediatike.
“Mateo dhe Brikena nuk janë ndarë, por e gjithë kjo është bërë për marketing. Ribashkimi i tyre do të ndodhë shumë shpejt, pikërisht në ‘Top Arena’”, ka deklaruar Tozaj.
Kjo deklaratë ka shkaktuar menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët prej ditësh kanë komentuar raportin e çiftit dhe arsyet që sollën distancimin e tyre.
Nëse pretendimet e gazetarit rezultojnë të sakta, atëherë publiku mund të jetë përballë një rikthimi të papritur dhe një prej momenteve më të komentuara televizive të ditëve të fundit.




