Një debat i fortë ka trazuar atmosferën në “Ferma VIP”, këtë herë mes Vanesa dhe banorit të ri Henri.
Gjithçka nisi pasi Henri komentoi një moment emocional të Vanesës gjatë takimit me vëllain e saj në fermë, ku ajo u pa duke e puthur në buzë.
Teksa Vanesa e kishte cilësuar këtë si një gjest krejt normal në marrëdhënien e tyre familjare, Henri u shpreh se sipas tij një veprim i tillë “nuk është normal”, madje duke përdorur edhe termin “incest”.
Ky koment ka tensionuar menjëherë situatën, ndërsa Vanesa reagoi e revoltuar ndaj deklaratës së tij.
“Marrëdhënia me vëllain tim është e shenjtë,” mësohet t’i ketë thënë ajo banorit, duke theksuar se e konsideron atë si “fëmijën e saj”.
Debati më pas mori një kthesë emocionale, me Vanesën që shpërtheu në lot dhe deklaroi se nuk do të lejojë askënd të gjykojë raportin që ka me familjen e saj.
Përplasja mes tyre ka ndezur menjëherë reagime edhe në rrjetet sociale, ku publiku është ndarë mes atyre që e konsiderojnë komentin e Henrit të tepërt dhe atyre që e shohin situatën ndryshe.




