Ditën e sotme u zhvillua festa e Big Brother VIP, ku morën pjesë të ftuar specialë, figura të njohura të formatit dhe shumë të ftuar të tjerë.
Gjatë mbrëmjes, drejtuesja e programit, Sara Hoxha, shfrytëzoi momentin për të shprehur mirënjohjen e saj ndaj disa prej personave më të rëndësishëm që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim të suksesshëm.
Mes emrave të banorëve, opinionistëve dhe mbështetësve të shumtë, ajo ndaloi veçanërisht te Ledion Liço, për të cilin u shpreh me shumë dashamirësi:
“Dua të falënderoj edhe Ledionin… i cili i jep shkëlqim këtij formati dhe, në fakt, është fituesi i çdo sezoni të Big Brother. Kam mësuar shumë prej teje, vazhdoj të mësoj çdo ditë dhe jam shumë mirënjohëse që e ndajmë këtë rrugëtim bashkë.”
Andi Vrapi via Instagram Story
Fjalët e saj u pritën me duartrokitje të gjata nga të pranishmit, veçanërisht në momentin kur përmendi Ledionin.
Ky moment konfirmoi edhe një herë respektin dhe vlerësimin e ndërsjellë që karakterizon marrëdhënien mes tyre.




