“Me Mirin nuk kam kontakt” – Rogerti zbulon detajin e veçantë që i bashkon ende familjet e tyre...

“Me Mirin nuk kam kontakt” – Rogerti zbulon detajin e veçantë që i bashkon ende familjet e tyre...

Ish-finalisti i “Big Brother VIP Albania 5”, Rogert Sterkaj, ka folur për marrëdhëniet që kanë mbetur pas përfundimit të reality show-t, duke zbuluar se me Armir Shahinin (Mirin) nuk mban më kontakte.

I ftuar në emisionin “Pushime On Top”, Rogerti la të kuptohet se raporti mes tyre nuk ka vazhduar edhe jashtë shtëpisë së BBV. Megjithatë, ai theksoi se nga eksperienca në format ka lindur një miqësi që e konsideron shumë të veçantë.

Bëhet fjalë për raportin mes bashkëshortes së tij dhe bashkëshortes së Mirit, të cilat, sipas tij, vazhdojnë të ruajnë një miqësi të fortë.

“Është gjëja më e bukur që mund të ketë dalë nga Big-u, miqësia e grave tona. Nuk e di se si janë lidhur ato të dyja, por do Zoti plaken bashkë në miqësi. Janë super korrekte me njëra-tjetrën.”

I pyetur nga moderatorja Lei Kraja nëse bashkëshortet po përpiqen t'i pajtojnë edhe ata me njëri-tjetrin, Rogerti u përgjigj me humor:

“Dy mistreca me dy gra të mira si ato të dyja, vetëm ne na ka ndodhur. I ruajt Zoti gratë tona.”

Deklarata e Rogert Sterkajt u prit me interes nga ndjekësit e Big Brother VIP Albania 5, duke treguar se, edhe pse disa marrëdhënie mes ish-banorëve janë ftohur, miqësitë e krijuara mes familjeve vazhdojnë të mbeten të forta edhe pas përfundimit të spektakli