Klodi dhe Elijona ndezin rrjetin me momentet romantike në makinë...(VIDEO)

Elijona Binakaj via Instagram
Elijona Binakaj via Instagram

Klodi dhe Elijona vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, ndërsa çdo paraqitje e tyre së bashku po komentohet gjithnjë e më shumë nga ndjekësit në rrjetet sociale.

Pas shfaqjes së tyre në “Alba Festival”, ku u panë shumë pranë njëri-tjetrit, dyshja kanë ndarë edhe momente të tjera nga përditshmëria, duke shtuar aludimet për raportin e tyre.

Këtë herë ishte Klodi ai që publikoi një video në TikTok, ku shfaqet duke udhëtuar në makinë së bashku me Elijonën. Në pamje, ajo shihet duke drejtuar automjetin, ndërsa në një moment Klodi i kap dorën dhe e vendos mbi këmbën e tij, një gjest që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Klodian Mihaj via TikTok

Videon ai e shoqëroi me mbishkrimin: “Princesha pasagjere”, duke shtuar edhe më shumë komentet për afrimitetin mes tyre.

Ndërkohë, pak më vonë ka reaguar edhe Elijona, e cila publikoi në Instagram një foto ku shfaqet krah Klodit gjatë Alba Festival.

Ajo e shoqëroi postimin me këngën “Dashni ke ra”Noizy-t, një detaj që nuk u ka shpëtuar fansave dhe që ka nxitur edhe më shumë spekulime për natyrën e marrëdhënies së tyre.