Debatet mes Jul Deda, Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari janë kthyer në një nga momentet më të komentuara të çdo Prime të “Big Brother VIP Albania 5”.
Së fundmi, Jul Deda ka dhënë një shpjegim interesant për këtë “përplasje” të vazhdueshme mes dy opinionistëve. Sipas tij, debatet e tyre nuk janë rastësi, por vijnë si rezultat i këndvështrimeve të ndryshme që secili prej tyre ka për lojën dhe banorët.

Jul Deda via Instagram Story
Ai ka lënë të kuptohet se Monika s'është një ndjekëse e rregullt e programit ndërsa Arbëri po, duke e konsideruar këtë të fundit më të përfshirë në dinamikat e lojës dhe analizën e tyre.
Kjo dinamikë, sipas Julit, është pikërisht ajo që e bën spektaklin më interesant, pasi sjell tension, debat dhe këndvështrime të ndryshme për publikun.
Ndërkohë, përplasjet mes dy opinionistëve janë kthyer në një “show” më vete, duke tërhequr vëmendje jo vetëm për analizat, por edhe për tonet e forta dhe kundërshtitë e hapura që shfaqin gjatë diskutimeve në studio.





