Ish-banorja e BBVA do të bëhet nënë për herë të parë,zbulon gjininë e bebit me fotot emocionuese...

Baby G via Instagram
Baby G via Instagram

Baby G është shtatzënë për herë të parë dhe lajmin e bukur e ka ndarë me ndjekësit e saj mbrëmjen e sotme, duke surprizuar publikun me një nga momentet më të rëndësishme të jetës së saj.

Këngëtarja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” ka publikuar disa fotografi pranë bregdetit, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, duke zbuluar kështu se së shpejti do të përjetojë për herë të parë emocionet e mëmësisë.

Por surprizat nuk kanë përfunduar me lajmin e shtatzënisë. Përmes një mesazhi emocionues në rrjetet sociale, Baby G ka zbuluar edhe gjininë e foshnjës, duke konfirmuar se është në pritje të një djali.

“Padyshim postimi im i preferuar dhe lajmi më i bukur që kam pasur kënaqësinë ta ndaj me të gjithë ju. Zemra ime është e mbushur me kaq shumë dashuri, lumturi dhe emocion teksa po bëhem gati të hyj në kapitullin më të bukur të jetës sime… të bëhem nënë. Një dashuri që nuk e kam ndjerë kurrë më parë, një bekim përtej fjalëve dhe një mrekulli e vogël që tashmë e dua më shumë se çdo gjë. Mezi po pres të të takoj, djali im. Ti je tashmë i gjithë bota ime”, ka shkruar ajo.

Instagram Post
DefDMw2ijDS

Lajmi i shtatzënisë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, veçanërisht për faktin se këngëtarja ka arritur ta mbajë këtë periudhë të rëndësishme të jetës së saj larg syrit të publikut deri në momentin e këtij njoftimi.

Baby G është njohur gjithmonë për ruajtjen e jetës private dhe as këtë herë nuk ka zbuluar detaje për partnerin e saj apo babain e fëmijës.

Duket se këngëtarja ka zgjedhur ta përjetojë këtë kapitull të ri larg vëmendjes mediatike, ndërsa me publikimin e saj ka ndarë me fansat vetëm emocionet e bukura të pritjes së ëmbël dhe lajmin se do të bëhet nënë e një djali.