“I je vardisur të fejuarit tim!” – Edisa zbulon të vërtetat për motrën e Mateos...

“I je vardisur të fejuarit tim!” – Edisa zbulon të vërtetat për motrën e Mateos...

Debatet e nisura në Big Brother VIP Albania Fan Club duket se kanë dalë jashtë studios, duke u kthyer në një përplasje të re në rrjet mes ish-banores Edisa Demollari dhe motrës së Mateo Borri, Kejsi Borri.

Shkaku i debatit ishin komentet kritike të Edisës ndaj Mateos dhe Brikenës, të cilat sollën një reagim të drejtpërdrejtë të Kejsit gjatë emisionit, ku ajo doli në mbrojtje të vëllait dhe partneres së tij.

Por përplasja nuk u mbyll aty. Menjëherë pas emisionit, Edisa reagoi në rrjetet sociale me një postim thumbues, duke lënë të kuptohet se konflikti nuk është vetëm për lojën, por ka edhe motive personale.

Në postimin e saj, ajo shkruan:

“Tani e mora vesh që Kejsi paska inate të vjetra… chill baby girl se unë as nuk e dija që ti i qenke vardisur kaq shumë ish-të fejuarit tim”, duke ndezur edhe më shumë diskutimet online.

Edisa Demollari via Instagram Story

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ndërsa ndjekësit po e ndjekin me interes përplasjen që duket se po zgjerohet përtej formatit televiziv.