Hyrje spektakolare në BBVIP: Kristi futet nga muri dhe lë banorët pa fjalë...

"Big Brother Vip" - Top Channel
"Big Brother Vip" - Top Channel

Një moment i pazakontë dhe spektakolar ka ndodhur në Big Brother VIP Albania, ku Kristi Lamaj ka bërë një rikthim krejt ndryshe nga sa pritej.

Ai është futur në shtëpi nga muri, duke surprizuar totalisht banorët, të cilët fillimisht kanë mbetur të shtangur nga ajo që panë.

Reagimet kanë qenë të menjëhershme: disa prej tyre nuk e kanë fshehur habinë dhe emocionin, ndërsa të tjerë janë munduar të kuptojnë se çfarë po ndodhte, duke e kthyer situatën në një nga momentet më epike të spektaklit.

Instagram Reel
DWT-fVRDKDG

Hyrja e tij ka ndryshuar menjëherë atmosferën në shtëpi, duke rikthyer dinamika të forta dhe duke rritur tensionin mes banorëve.