Fotoja me pistoletë dhe dedikimi plot dashuri i Marinës për Getoar Selimin...

Marina Vjollca via Instagram
Marina Vjollca via Instagram

Marina Vjollca ka zgjedhur një urim të veçantë për të festuar ditëlindjen e bashkëshortit të saj, Getoar Selimi, duke ndarë me ndjekësit një dedikim plot dashuri dhe një fotografi që tërhoqi menjëherë vëmendjen.

InstaStory, moderatorja publikoi një foto artistike të reperit, ku ai shfaqet me syze, duke mbajtur në dorë një pistoletë me një trëndafil të kuq të vendosur në të, një imazh me simbolikë që u komentua gjerësisht nga ndjekësit.

Krahas fotografisë, Marina i kushtoi Getoarit një mesazh të ndjerë, ku e cilësoi atë si bashkëshortin dhe babanë më të mirë, duke vlerësuar njëkohësisht shpirtin e tij krijues dhe artistik.

Happy Birthday to the best husband and dad! You are our strength! Never lose your crazy, creative spirit, I already see that same wild, artistic soul shining through Marget. We love you more than words can say.

Marina Vjollca via Instagram

Në dedikimin e saj, Marina bëri edhe një referencë të ëmbël për vajzën e tyre, Marget, duke shkruar se tek ajo sheh të njëjtin shpirt të lirë, kreativ dhe artistik që e karakterizon Getoarin.

Postimi u prit me shumë urime dhe reagime pozitive nga fansat, të cilët iu bashkuan festës së Getoar Selimit, duke i uruar atij edhe shumë vite të tjera të lumtura pranë familjes së tij.