“Ferma VIP” në qendër të skandalit? Dalin mesazhet tronditëse për takime sekrete, favorizime dhe fituesen e paracaktuar...

Arbana Osmani via Instagram
Arbana Osmani via Instagram

Një seri bisedash private që po qarkullojnë në rrjetet sociale kanë ndezur debat të madh rreth transparencës së spektaklit Ferma VIP, duke ngritur dyshime për prapaskenat dhe mënyrën si po zhvillohet loja.

Sipas mesazheve të publikuara, një person pretendon se partneri i saj punon në produksion dhe ka zbuluar detaje të forta mbi takimet e fshehta të banorëve, informacionet që futen nga jashtë dhe planet për fituesin e madh.

Në qendër të pretendimeve është edhe moderatorja Sara. Thuhet se partneri i saj, Darti, ka hyrë fshehurazi në fermë pas debatit të saj me Bujaka, i shqetësuar për gjendjen emocionale dhe shëndetësore të Sarës. Madje, burimi pretendon se ata kanë kaluar edhe natën bashkë brenda fermës.

Mesazhet hedhin dritë edhe mbi arsyen pse Blerina nuk penalizohet apo nuk futet shpesh në nominim. Sipas denoncimit, ajo gëzon mbështetje të fortë jashtë lojës për shkak të lidhjeve personale me rrethin e Sarës.

Por pjesa më e komentuar lidhet me finalen e spektaklit. Sipas këtyre pretendimeve, produksioni kishte planifikuar që fituesja të ishte Sara, por gjithçka ndryshoi pas rritjes së jashtëzakonshme të popullaritetit të Mimoza Ahmetit te publiku.

Burimi pretendon se fama e madhe e Mozës jashtë fermës ka prishur çdo skenar të paracaktuar, duke detyruar produksionin të ndryshojë strategjinë dhe duke bërë që edhe banorët të marrin sinjale për mbështetjen që ajo po merr jashtë.

Deri tani, nga ana e produksionit të Ferma VIP nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar për të konfirmuar apo përgënjeshtruar autenticitetin e këtyre mesazheve që po bëjnë xhiron e rrjetit.