Edhe këngëtarja dhe modelja e njohur Ermiona Lekbello ka reaguar lidhur me videot intime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, duke ndarë publikisht qëndrimin e saj për situatën.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Lekbello ka folur për gratë e përfshira në këto materiale, duke theksuar se jeta e tyre private nuk duhet të bëhet objekt gjykimi.
“Për qejfin e vet kanë shku, i donte qejfi. Okej?! Është me qejf kjo gjë”, është shprehur ajo.
Më tej, këngëtarja ka kritikuar mënyrën se si, sipas saj, shoqëria shqiptare i trajton gratë, duke folur për standardet e dyfishta mes burrave dhe grave.
“Apo është OK që burrat të mbajnë nga 56 dashore? Është, është OK. Po ç’bëni mo, ç’bëni? Mos i vini faj femrës, asnjëherë, në asnjë drejtim”, ka thënë Lekbello.
Ajo ka theksuar se, sipas saj, gratë nuk duhet të gjykohen për zgjedhjet e tyre personale dhe se përgjegjësia nuk duhet t’u ngarkohet vetëm atyre.
Në vijim të reagimit, Ermiona Lekbello ka folur edhe për vështirësitë me të cilat, sipas saj, përballen gratë shqiptare, duke vënë theksin te mungesa e përkrahjes dhe gjykimi shoqëror.
“Femra shqiptare është e vuajtur. Femra shqiptare nuk ka përkrahje. Femra shqiptare është e vuajtur dhe femra shqiptare është një viktimë e shoqërisë”, është shprehur ajo.
Reagimi i saj vjen në një kohë kur videot private që pretendohet se u përkasin personazheve të njohur kanë shkaktuar diskutime të shumta në rrjetet sociale.




