“E ke ngatërruar me Jonidën” – Ola ironizon ish-romancën e Jonida Maliqit me Romeo Veshajn...

“E ke ngatërruar me Jonidën” – Ola ironizon ish-romancën e Jonida Maliqit me Romeo Veshajn...

Një tjetër moment që po bën bujë në “Ferma VIP” ka ardhur gjatë një bisede mes Olës, Adionit dhe Malborës, ku në qendër të diskutimit përfundoi emri i Jonida Maliqit.

Teksa banorët po bënin batuta për diferencat në moshë në marrëdhënie, Adioni u shpreh me humor:

Dashuria nuk njeh moshë, Madonna e ka 45 vite më të ri.

Por përgjigjja e menjëhershme e Olës ndezi reagime në rrjet. Ajo ndërhyri duke thënë:

E ke ngatërruar me Jonidën.

Komenti u interpretua menjëherë nga publiku si një thumbim ndaj ish-lidhjes së shumëkomentuar mes Jonida Maliqit dhe Romeo Veshajt, raport që për një kohë të gjatë mori vëmendje të madhe për shkak të diferencës në moshë mes tyre.

Pas deklaratës së Olës, Adioni reagoi menjëherë duke i thënë:

Ej, pastaj del keq në prime.

Një fjali që shumë ndjekës e interpretuan si përpjekje për të shmangur tensione të reja dhe reagime negative nga publiku jashtë fermës.