Debati për protestat përfshin edhe Grida Dumën, moderatorja përballet me kritika në rrjet...

Debati për protestat përfshin edhe Grida Dumën, moderatorja përballet me kritika në rrjet...

Reagimet pas episodit të fundit të “Top Story” kanë vijuar edhe në rrjetet sociale, ku këtë herë në qendër të diskutimeve është vendosur moderatorja Grida Duma.

Disa ndjekës kanë shprehur pakënaqësi ndaj saj lidhur me mënyrën se si u trajtua debati rreth protestave të fundit në Tiranë dhe qëndrimeve të figurave publike për këtë çështje.

Në profilet sociale të moderatores janë shfaqur komente kritike nga përdorues të ndryshëm, të cilët kanë komentuar mënyrën e zhvillimit të diskutimit në emision.

“Grida, të kam dashur dhe ke qenë shembull për mua, por tani je duke e treguar fytyrën e vërtetë. Më ke zhgënjyer shumë. Unfollowed!”

Përveç reagimeve negative, në rrjet kanë qarkulluar edhe pretendime se profili i Dumës ka pësuar rënie të numrit të ndjekësve pas këtij debati.

Disa komentues kanë shprehur zhgënjim me moderatoren, duke e kritikuar për pozicionimin e saj gjatë diskutimeve, ndërsa të tjerë kanë bërë thirrje për ta bojkotuar.

“Turp të kesh. E humbe dashurinë e publikut që mezi e ke fituar prej kaq vitesh.”

Deri tani, Grida Duma nuk ka dhënë një reagim publik lidhur me komentet dhe polemikat e krijuara pas emisionit.