Babai i Selinës ndez rrjetin me një postim për Enver Hoxhën...

Babai i Selinës ndez rrjetin me një postim për Enver Hoxhën...

Selin Bollati ka tërhequr vëmendjen e publikut pas performancës së saj të diskutueshme në testin e kulturës së përgjithshme në “Big Brother VIP Albania”, ku u shpall “kampionia” e gafave. Por fokusin e shikuesve duket se e kanë marrë edhe familjarët e saj.

Së fundmi, ndjekësit kanë zbuluar në profilin e babait të Selinës, Jeton Bollati, një postim të vitit 2013 që ka rikthyer diskutime. Më 16 tetor, në datëlindjen e ish-diktatorit Enver Hoxha, ai kishte vendosur portretin e tij si fotografi profili, duke e shoqëruar me një status që e lavdëronte atë.

Në postim ai shkruante:

“Sot ka dt i madhi, i forti dhe më i bukuri i shqiptarëve. Ky ndërtoi spitalet, shkollat, ndali gjakmarrjen, thau kënetat dhe vaksinoi popullin e tij që e deshi shumë. Të rroni e ta kujtoni.”

Jeton Bollati via Facebook

Ky postim i babait të Selinës ka shkaktuar menjëherë reagime të forta në rrjet, duke ngjallur indinjatë dhe debate të shumta për përkrahjen e një figure kaq kontestuese në historinë e Shqipërisë.