Pas eliminimit nga Big Brother VIP Albania, Artan Kola ka bërë deklarata të forta, duke hedhur dyshime serioze mbi mënyrën si funksionon loja dhe vendimet e produksionit.
Ai ka pretenduar se largimi i tij lidhet me një situatë që ai nuk pranoi ta realizonte, duke u shprehur:
“Refuzova të dëmtoja Mateon me çaj të nxehtë, prandaj më eliminuan.”
Artani ka lënë të kuptohet se i është kërkuar të përfshihej në një veprim që ai e konsideronte të gabuar, duke shtuar:
“Nuk pranova të bëj diçka që nuk është e drejtë.”

Sipas tij, kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në rrugëtimin e tij në lojë, duke ngritur dyshime se vendimet nuk janë vetëm në dorën e publikut. Kujtojmë që ai u eliminua pas televotimit, ku rezultoi më pak i votuari mes banorëve në nominim
Deklaratat e tij kanë shkaktuar reagime të shumta, pasi për herë të parë ai flet kaq hapur për një situatë të tillë, duke e kthyer këtë çështje në një nga më të diskutuarat e momentit rreth spektaklit.




