“Andi Murra, R.I.P.”/ Rogert Sterkaj publikon foton e krijuar me AI dhe bën deklaratën e rëndë...

“Andi Murra, R.I.P.”/ Rogert Sterkaj publikon foton e krijuar me AI dhe bën deklaratën e rëndë...

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Rogert Sterkaj, ka tërhequr vëmendjen me një postim të fortë në rrjetet sociale, ku ka shënjestruar koreografin Andi Murra me një imazh provokues dhe akuza të rënda.

Në profilin e tij në Instagram, Sterkaj ka publikuar një fotografi të krijuar me inteligjencë artificiale (AI), ku shfaqet portreti i Murrës, i shoqëruar me mbishkrimin “R.I.P. Andi M.A.R.R.E.”.

Instagram Post
DeYxquiOTBF

Krahas imazhit, ish-banori ka shkruar edhe një mesazh provokues: “Andi M.A.R.R.E., gjej vend e futu!”, duke përfshirë në postim edhe simbolin e një arkivoli.

Postimi nuk është kufizuar vetëm te imazhi, pasi Sterkaj ka bërë edhe një deklaratë të fortë, duke shkruar: “Familjet shqiptare nuk e falin ngacmimin seksual të fëmijëve!”.

Në fund të reagimit të tij, ai ka shtuar edhe shprehjen: “Drejtësi vs. Vetëgjyqësi!”, duke e shoqëruar kështu publikimin me një mesazh që ka nxitur pikëpyetje për qëndrimin e tij ndaj situatës.

Megjithatë, Rogert Sterkaj nuk ka paraqitur prova që mbështesin akuzat e bëra në postim. Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar që e lidh Andi Murrën me ndonjë vepër të tillë, ndaj deklaratat duhen trajtuar si pretendime të ish-banorit.

Publikimi vjen në një periudhë kur emri i Andi Murrës është përmendur në disa deklarata publike të bëra ditët e fundit, përfshirë ato të gazetarit Elton Tozaj.

Deri tani, koreografi nuk ka reaguar publikisht ndaj postimit të Rogert Sterkajt, ndërsa mbetet për t'u parë nëse do të japë një përgjigje lidhur me imazhin dhe akuzat e publikuara.

Kujtojmë se pretendimet e bëra në rrjetet sociale nuk përbëjnë prova dhe as konfirmim të përgjegjësisë së personit të përmendur.