Akili kritikon ashpër produksionin e Ferma VIP për Mozën: "Niveli i saj intelektual, psiqik..."

Akili kritikon ashpër produksionin e Ferma VIP për Mozën: "Niveli i saj intelektual, psiqik..."

Akili ka reaguar publikisht në rrjetet sociale duke shprehur mbështetjen e tij për Mimoza Ahmetin, ndërsa njëkohësisht ka kritikuar mënyrën se si, sipas tij, po trajtohet ajo brenda formatit “Ferma VIP”.

Në reagimin e tij, Akili thekson se përfshirja e një figure me profilin intelektual dhe artistik të Mimoza Ahmetit në një reality show ishte një ide interesante, por mendon se produksioni nuk ka marrë parasysh veçantinë e saj. Sipas tij, poetja nuk është një personazh që mund të përshtatet lehtësisht me dinamika të krijuara për spektakël apo me situata të paracaktuara.

Ai vlerëson nivelin e saj akademik, kulturor dhe intelektual, duke argumentuar se Mimoza ka aftësinë të kuptojë dhe analizojë situatat përtej asaj që shfaqet në ekran. Për këtë arsye, Akili beson se ajo arrin të ruajë individualitetin e saj edhe përballë presioneve dhe sfidave të formatit.

“Të marrësh Mozën për një reality show, është ndjenjë e bukur, emocionuese, intriguese por !!!! Harruan faktin që Mimoza Ahmeti nuk është një personazh ‘kazani’. Niveli i saj intelektual, psiqik, akademik kalon gjitha arritjet e një televizioni të tërë. Harruan se një person i tillë do të ishte gjithmonë 2 hapa para tyre ! Harruan se skenaret nuk funksionojnë me njerëz të tillë, pasi ato janë vetë skenari më i mirë që mund t’i shërbehet popullit.”

Në vijim të reagimit, ai ngre dyshime se poetja nuk konsiderohet favorite nga produksioni për të fituar garën. Megjithatë, sipas tij, pavarësisht rezultatit final, Mimoza Ahmeti ka arritur të fitojë simpatinë dhe respektin e një pjese të madhe të publikut që në javët e para të spektaklit.

“Sot e mbështes fort Mozën sepse e di që nuk është aspak e vendosur që ajo ta fitojë !! Por kur të dali, ta shikojë këtë status dhe t’i themi që ajo e ka fitu që javën e parë atë garë. Por ju shikojeni vetë, nëse do e bëni përsëri si emision shpall Mozën fituese dhe atë tipen kalojeni në vend të dytë. Mos mendoni vetëm shoqërinë bëhuni pak biznesmenë dhe shikoni dhe për më larg se aq. Mimoza Ahmeti të dua.”

Në fund, Akili u bën thirrje drejtuesve të emisionit që të vlerësojnë më shumë kontributin dhe peshën që sjell poetja në program, duke theksuar se figura të tilla i japin formatit një dimension më të veçantë dhe më të pasur për publikun.