Familja mbetet një “vijë e kuqe” për banorët e Big Brother VIP Albania, dhe prekja e saj ka sjellë një nga përplasjet më të forta të këtij sezoni. Në orët e para të mëngjesit, tensionet shpërthyen mes Miri dhe Mali, duke kaluar në tone të ashpra.
Shkak i debatit u bë përmendja e bashkëshortes së Mirit nga ana e Malit, gjë që e irritoi menjëherë këtë të fundit. Miri reagoi i revoltuar, duke e akuzuar se po përdor jetën e tij personale për vëmendje në lojë.
Me tone të larta, ai e vuri Malin përballë pyetjeve direkte:
“Ti përmende gruan time! Çfarë ke me gruan time? A e do? Po ose jo?”
Nga ana tjetër, Mali u shfaq i habitur nga reagimi, duke i kthyer:
“A je në rregull more?”
Debati u përshkallëzua edhe më tej, kur Miri i dha një paralajmërim të qartë rivalit të tij:
“Nëse e përmend prapë martesën time, do flas edhe unë për gjërat e tua personale dhe nuk do kursej më!”
Kjo përplasje e fortë ka rritur ndjeshëm tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke lënë të kuptohet se raporti mes dy banorëve tashmë është në pikën më kritike.





