Elton Tozaj zbulon episodin e vështirë me Luiz Ejllin: “I vetmi që erdhi në mes të natës”

Elton Tozaj zbulon episodin e vështirë me Luiz Ejllin: “I vetmi që erdhi në mes të natës”

Elton Tozaj ka bërë një deklaratë publike për Luiz Ejllin, duke rrëfyer një episod të vështirë nga jeta e tij dhe duke zbuluar se këngëtari, sipas tij, ka qenë personi që i është gjendur pranë në një prej momenteve më të vështira.

Gjatë rrëfimit, Tozaj tha se ndien një detyrim moral për ta falënderuar publikisht Luizin, pasi, sipas tij, askush tjetër nuk pati guximin t’i qëndronte pranë në atë moment.

“Kam një detyrim moral që realisht e falënderoj. I vetmi njeri që më është gjendur në ditën time më të vështirë, kur më hodhën për të vdekur, i vetmi! Asnjë nuk pati guximin të vinte. Luiz Ejlli ka qenë i vetmi që erdhi në mes të natës”, u shpreh Tozaj.

Megjithatë, Tozaj nuk dha detaje të tjera për ngjarjen të cilës iu referua me shprehjen “kur më hodhën për të vdekur”. Ai theksoi vetëm se Luiz Ejlli nuk e kishte lënë vetëm dhe kishte qenë pranë tij në atë moment.

Deklarata vjen në një periudhë kur Elton Tozaj është rikthyer në qendër të vëmendjes, përmes një serie publikimesh dhe deklaratash që kanë përfshirë personazhe të njohur të showbizit shqiptar.

Edhe Luiz Ejlli është përfshirë së fundmi në diskutimet publike që kanë trazuar showbizin, pasi ka reaguar me ironi lidhur me çështjen e videove intime të Adrian Hilës.

Rrëfimi i Tozajt ka rikthyer kështu vëmendjen te raporti mes dy personazheve dhe te episodi misterioz për të cilin ai zgjodhi të mos japë më shumë detaje.