Elijona dhe Klodi “kapen mat” në Tiranë – po lind një lidhje pas BBV?

Elijona dhe Klodi “kapen mat” në Tiranë – po lind një lidhje pas BBV?

Dy ish-konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, Elijona dhe Klodi, janë parë së fundmi duke kaluar kohë së bashku në Tirana, duke ndezur menjëherë thashethemet për një lidhje të mundshme.

Screenshot

Daljet e tyre të shpeshta në publik, vetëm pak kohë pas përfundimit të eksperiencës në reality show, kanë rikthyer në vëmendje afrimitetin që ata kishin edhe brenda shtëpisë.

Që gjatë qëndrimit në program, Elijona kishte shprehur hapur një pëlqim ndaj Klodit, çka i ka bërë fansat të besojnë se raporti mes tyre mund të ketë evoluar jashtë kamerave.

Spekulimet janë shtuar edhe më shumë pas faktit që Klodi ka konfirmuar së fundmi ndarjen nga partnerja e tij, duke lënë të hapur mundësinë për një kapitull të ri në jetën personale.

Megjithatë, pavarësisht afërsisë dhe kohës që kalojnë bashkë, as Elijona dhe as Klodi nuk kanë reaguar publikisht për të sqaruar nëse mes tyre ka diçka më shumë se miqësi. Për momentin, gjithçka mbetet në nivelin e aludimeve dhe kuriozitetit të publikut.