Egli Tako mbush 29 vjeç dhe prek zemrat me dedikimin për veten: “Të kujtohet sa shumë ke ëndërruar?”

Egli Tako via Instagram
Egli Tako via Instagram

Egli Tako feston sot 29-vjetorin e lindjes dhe, në këtë ditë të veçantë, ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një dedikim emocional për veten, duke reflektuar mbi rrugëtimin e saj ndër vite.

Në Instagram, Egli ka publikuar një fotografi bardhezi, ku shfaqet përballë versionit të saj fëmijë. Në imazh është vendosur edhe viti 1997, duke krijuar simbolikisht një takim mes Eglit së vogël dhe gruas që është sot.

Vajza e vogël! Të kujtohet sa shumë ke ëndërruar?”, nis mesazhi i saj.

Në këtë fund të të 20-ave, Egli i drejtohet vetes së dikurshme me një mesazh të mbushur me mirënjohje për ëndrrat, këmbënguljen dhe forcën për të mos u dorëzuar gjatë rrugës.

“Sot, janë të 20-at e tua të fundit, dhe unë dua të të falënderoj si rrallëherë që s’u dorëzove kurrë të shkruanim së bashku, kapitullin më të bukur të gjithë jetës! Ty të detyrohem shumë!”, shkruan ajo.

Dedikimi i Eglit duket si një reflektim personal mbi rrugëtimin e saj, duke i dhënë meritat versionit të vogël të vetes për ëndrrat dhe forcën që e kanë shoqëruar ndër vite.

Në fund, ajo e mbyll mesazhin me një urim të ëmbël për ditëlindjen e saj:

Gëzuar ditëlindjen! Shumë dashuri, From me, to you!

Egli Tako via Instagram Story